Ambasadori shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani këtë të mërkurë ka zhvilluar një takim pune me udhëheqësit e koalicionit VLEN, të cilët janë pjesë e qeverisë.
Ky takim ka shërbyer për t’u konsultuar rreth situatës aktuale politike. Ndërkohë, me këtë rast udhëheqësit e VLEN-it e kanë përgëzuar Ambasadorin Meidani, për arritjet historike të Shqipërisë – për sa i përket hapjes formale të kapitullit të parë të negociatave me Bashkimin Evropian.
“Sot kafen e mëngjesit e pimë me ambasadorin e Shqipërisë, Denion Meidani i cili po përfaqëson shtetin e tij me dinjitet në këto momente tepër të rëndësishme për shtetin shqiptar.
Ambasadorin e përgëzuam për arritjen historike të Shqipërisë, rreth hapjes së kapitullit të parë të negociatave me Bashkimin Evropian”, ka shkruar pas këtij takimi zëvendës kryeministri i parë, Izet Mexhiti.
Top Channel