FOTO/ Thomas Tuchel ulet në stolin e “Tre Luanëve”, prestigjiozja britanike shpërthen ndaj gjermanit: Një ditë e errët për Anglinë

16/10/2024 16:35

Thomas Tuchel është trajneri i ri i Anglisë, me teknikun gjerman që do të drejtojë “Tre Luanët” të paktën deri në Botërorin e vitit 2026.

Gjithsesi, kjo gjë duket se nuk është pritur aspak mirë në ishull, me Tuchelin që bëhet trajneri i tretë i huaj që ulet në stolin e “Tre Luanëve” pas Eriksson dhe Capelos.

Mediat britanike duket se nuk janë aspak të lumtur me 51-vjeçarin në stolin e Anglisë, pavarësisht trofeve të fituara me klube të njohura si PSG, Chelsea dhe Bayern Munchen, kjo për arsyen sepse është një gjerman.

Një gjë të tillë e ka treguar hapur “Daily Mail”, me prestigjiozen e njohur që e ka sulmuar menjëherë Tuchelin në faqen e parë të gazetës, duke e quajtur si një ditë të errët për kombin anglez.

“Një ditë e errët për Anglinë. Tre Luanët luajnë bixhoz me një GJERMAN… por Tuchel ka vetëm 18 muaj kohë për të provuar veten”, shkruhej në faqen e parë të gazetës.

Zyrtarizimi i Tuhcel në stol, pas rivalitetit historik që Anglia ka me Gjermaninë prej vitesh të tëra ka sjellë shumë pakënaqësi në ishull, me tifozët dhe mediat që janë ndarë në dy grupe, ata që besojnë te aftësitë e 51-vjeçarit dhe ata që janë skeptik për këtë zgjedhje nga Federata Angleze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA