Juristi Jordan Daci shprehet kritik ndaj reformës së re në drejtësi.

Gjatë një interviste për emisionin “Top Story” në Top Channel, ai u shpreh se kjo reformë ka bërë llogaritë gabim. Ndër të tjera juristi tha se ‘vendi ynë ka bërë një sistem drejtësie që të përvëlon, por nuk bën drejtësi’.

“Reforma padyshim duhej të bëhej. Efektet kanë qenë negative. U bë një reformë pa bërë peshën e burimeve njerëzore. U bënë anëtarë të trupave gjykuese dhe hyn kush hynë, kjo prodhoi një produkt të çuditshëm. Ka nga ata që kanë ikur dhe s’duhet të kishin ikur, por edhe e kundërta. Për herë të parë drejtësia u ra mbi kokë drejtësisë, dhe nuk me vjen keq fare. Më vjen  keq për ata që nuk i ra.

Kjo lloj reforme ka bërë llogaritë gabim. Kush ishte efekti negativ më i madh? Janë vendit bosh të krijuara që kanë çuar në faliment në gjykatën e Apelit. Apeli i Tiranës është i shpartalluar. Një pensionist ka 50% mundësi të vdesë se sa të marrë drejtësi. Efektet pozitive janë: ka një frymë të ndryshime. Ka sjellë një model ndryshe. Kem i bërë një sistem drejtësie… edhe fajtori ka nevojë për drejtësi. Ne kemi bërë një sistem që të përvëlon, nuk bën drejtësi.

Këtu kodet i bëjnë ata që do partia tu japë lekë, nuk i bëjnë specialistët. Ky sistem do 5-10 vite për të pasur një sistem funksional.” Tha Daci.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA