Në një intervistë për emisionin “Top Story” në Top Channel, gazetari dhe moderatori i njohur Artur Zheji foli për drejtësinë e re.

Zheji u shpreh kritik ndaj reformës në drejtësi duke thënë se “Kaq dimë kaq bëjmë”!

Ndër të tjera ia tha se situata përpara reformës në drejtësi në 2016 ishte si një kirurg me një pacient terminal i cili do të vdiste nga sëmundja e korrupsionit.

“Sot është ditëlindja e diktatorit dhe mu kujtua një shprehje e vjetër italiane: ‘Ishim më mirë kur ishim më keq’. Nuk dëgjova gjë tjetër veç se ishim më mirë, por reforma na bëri më keq. Dëgjova nga Bushati që tha reforma është politike. Dëgjova in perfeksione se ne nuk dimë dhe i bëjmë gjërat me mik, ose këta jemi ne. Ne duam ta gjejmë të keqen te tjetri.

Situata përpara reformës në drejtësi në 2016 ishte si një kirurg me një pacient terminal i cili do të vdiste nga sëmundja e korrupsionit. Kirurgu i jep një shans pacientit, duke i thënë: ‘Jemi 50-50’. Çdo komb do të thoshte që do hynte në këtë operacion me shanset që mund të vdiste me këtë 50%. Ky 50% që është e shëndetshmja nëse e kemi, është e kontrolluar apo jo. Për mua kjo ka prodhuar shumë.

Nuk na e bëri as pushtuesi italian, as gjerman, e kemi bërë vetë. Diktaturën e kemi bërë vetë. Kaq është prodhimi civil i këtij vendi. Kaq dimë. Më thuaj një të huaj që e prodhoi këtë proces. Ai kirurgu ishte madje amerikan. Mos të them, që ajo 50% që shpëtoi ishin ata., tha Zheji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA