Njohja e fëmijës është një proces i komplikuar, veçanërisht gjatë adoleshencës, kur prindërit shpesh ndjejnë se nuk e njohin më të birin ose të bijën e tyre.
Fëmijët e vegjël janë më të lehtë për t’u kuptuar, pasi nevojat e tyre janë më të qarta. Megjithatë, gjatë adoleshencës, ata fillojnë të ndërtojnë identitetin e tyre, duke e bërë komunikimin me prindërit edhe më të vështirë.
Ekspertët theksojnë se ndërtimi i një komunikimi pa paragjykim dhe me besueshmëri është thelbësor për një marrëdhënie të shëndetshme. Prindërit shpesh e gjejnë të vështirë të kuptojnë mendimet dhe ndjesitë e adoleshentëve, të cilët e formulojnë identitetin e tyre përmes vëzhgimeve dhe përvojave me të rriturit.
Një sfidë e madhe është se mënyra se si një i rritur komunikon me fëmijën e tij, mund të ketë pasoja të rëndësishme. Një fëmijë që përjeton mosmiratim, si fjalët ofenduese ose sjelljet tërheqëse, ka më pak mundësi të ndërtojë marrëdhënie të sigurta me prindërit. Situata ku i rrituri pranë tij, në vend që t’i japi dorën, e kap nga kyçi apo, në vend që ta dëgjojë, i thotë “pusho” apo, që shprehet: se “ku merr vesh ky” që e gënjen pa as më të voglin problem, mund të çojë në shmangie dhe mungesë dialogu, duke i lënë adoleshentët të ndihen të izoluar nga prindërit e tyre.
Ekspertët këshillojnë prindërit të jenë të vetëdijshëm për ndikimin që kanë në jetën e fëmijëve të tyre dhe të punojnë për të krijuar një atmosferë besimi dhe mbështetjeje, për të siguruar që fëmijët të ndihen të sigurt dhe të gatshëm për të komunikuar.
Top Channel