Analiza e Bushatit: Drejtësia e re sot nuk i shërben qytetarit, dënon politikanët vetëm për statistika

16/10/2024 22:29

Andi Bushati ishte i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, ku foli për reformën në drejtësi dhe procesin e vettingut që është drejt fundit.

Bushati u shpreh se “e gjithë propaganda e lidhur me reformën në drejtësi është bërë propagandë sasiore, jo cilësore”.

Ndër të tjera ai shtoi se “Me këtë reformën europiano-amerikane, jo vetëm që nuk e kemi çuar përpara, por kemi shkuar pas me drejtësinë.”

“Po të na kenë ndjekur njerëzit dhe të shohin atë listën e gjatë duket: Uau, kanë bërë namin SPAK-u dhe drejtësia. Në fakt e gjithë propaganda e lidhur me reformën në drejtësi është bërë propagandë sasiore, jo cilësore. Sot, pas 8 vitesh, bilanci që duhet të bëjmë duhet të jetë cilësorë. Di njeri sot një qytetar që ka fituar nga reforma në drejtësi? Di një qytetar që ka fituar një truall me një të fortë? Në bazën e saj, asgjë nuk ka ndryshuar nëse nuk është bërë më keq. Vërtet ka ca emra që kanë shkuar në SPAK dhe po bëjnë burg, por ne kishim një drejtësi që nuk pickonte askënd. Por ne kishim dhe drejtësinë e Berishës, atë të “plepave”, që dënonte kundërshtarët politikë. Kjo drejtësia që do godiste të pandëshkueshmit, është kthyer në një hanxhar për opozitën. Me këtë reformën europiano-amerikane, jo vetëm që nuk e kemi çuar përpara, por kemi shkuar pas me drejtësinë”, tha Bushati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA