Lufta në Liban, Katari akuzon Izraelin: Plan i parapërgatitur, mënyra më e lehtë për ta ndaluar është…

15/10/2024 11:58

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ka akuzuar Izraelin se ka zgjedhur të zgjerojë atë që ai e përshkruan si agresion të tij për të zbatuar plane të parapërgatitura në Bregun Perëndimor dhe Liban.

Duke folur në hapjen e Këshillit Shura, organi legjislativ i vendit, Al Thani thotë se arsyeja e Izraelit për ta bërë këtë është sepse sheh se hapësira për këtë është e disponueshme, sipas asaj që raporton BBC.

Ai thotë: “Mënyra më e lehtë dhe më e sigurt për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit në kufirin e Libanit do të ishte ndalimi i luftës së shfarosjes në Gaza”.

Katari, së bashku me Egjiptin dhe SHBA-në, ka qenë një ndërmjetës kryesor në përpjekjet për të arritur një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh me Hamasin dhe Izraelin në Gaza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA