Shqipëria arriti një fitore të madhe përballë Gjeorgjisë në Tbilisi me rezultatin 0-1, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Mirëpo kjo ka sjellë revoltimin e analistit Ilir Demalia, i cili iu drejtua të gjithë atyre që kanë sulmuar Kombëtaren në disfata.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Demalia shkruan se “gojëshqyerit” siç i quan ai, mezi presin që skuadra kuqezi të humbasë, teksa nuk la pa lavdëruar dhe për rezultatet e arritura në 15 vitet e fundit nga Kombëtarja.
“Kur ekipi kombëtar humbet një ndeshje fajin e ka Duka, kur fiton merita e çunave!!!
Boll më gojëshqyer!
Sot ekipi kombëtar fitoi një ndeshje me një ekip të vështirë dhe që luan fort, Gjeorgjinë. Në Tbilis janë të pamundur edhe nga ekipet e forta europiane.
Para 3 ditësh Shqipëria u mund ne Pragë nga Çekia, një ekip tjetër i fortë Europian dhe dikur si Çekosllavaki kampion Europe.
Një vit më parë Shqipëria barazoi me Çekinë në Prage dhe fitoi në Tiranë me Çekinë dhe Poloninë dhe ne u kualifikuam për në Kampionatin Europian.
Shqipëria gjatë gjithë historisë së futbollit, nuk ka pasur kurrë rezultate kaq të larta si këto të 15 vjetëve të fundit. Federate Shqiptare nga një qenef dikur nën shkallët e Stadiumit Qemal Stafa, ka arritur të këtë një kompleks modern dhe mjaft funksional dhe dinjitoz që ja kanë zili federatat e shteteve me të fuqishme te futbollit.
Mirëpo, janë një takëm ish-sportistësh, analistësh, drejtues mediash, politikanë që mezi presin të humbë Kombëtarja Jonë që të hapin gojën çorap që të sulmojnë FSHF-në.
Kombëtarja do të humbë, do të barazojë dhe do të fitojë ashtu siç ndodh me gjithë ekipet ne botë.
Anglia kampion bote sapo humbi me Greqinë në Wembley. Kush është Anglia? Kampion i Botës, me ekipe në kompeticionet Europiane ka mbi 50 kupa në Europë, dy herët e fundit me radhë nën/kampion Europe, ka kampionatin me te fortë dhe te bukur ne botë. Por nuk u sulën analistët, ish-sportistët, tifozët me e mbyt një trajner që është provizor dhe Federatën Angleze te Futbollit, apo te ngazëllehen nga humbja se mos përmbysin FA dhe ta marrin në zotërim gojë çorapët.
Jo ata bëhen të gjithë bashkë për të rikuperuar humbjen, analizojnë gabimet dhe të gjithë bashkë shkojnë për fitoren e radhës.
Bill Shankly, trajneri legjendar i Liverpool-it të famshëm 1959-1974, i cili ka i ka dhënë Liverpool 12 trofe, ka thënë: ‘Ata që nuk na suportojnë kur humbim apo barazojmë, nuk kemi nevojë të na suportojnë kur fitojmë’.
Gojëshqyerit ish-futbollistë, analistë, politikanë, e turli qyqari që me padurim presin që të humbë Kombëtarja që të godasin FSHF-në, askush nuk ka nevojë për përkrahjen e tyre kur Shqipëria fiton.
Shqipëria nuk është me e zhvilluara në ekonomi, industri, sporte te tjera e çdo fushë që nuk po del kampion Europe apo Bote. Në qoftë se ka ndonjë fushë ku Shqipëria kompetiton denjësisht në Europë është futbolli.
Prandaj gojëshqyer që me padurim prisni që të humbë Shqipëria që të hidhni helmin e atyre që vetëm bëni bla-bla, shut the fuck up!
Urime Sivinjos djemve te kombëtares dhe FSHF-së për fitoren në Gjeorgji dhe fitore te tjera.
Ju kurrë nuk do të jeni vetëm”, shkruan ai në Facebook.
Top Channel