I dërguari Kanadasë në kryeqytetin indian New Delhi, Stewart Wheeler, tha sot se qeveria e tij i ka dhënë Indisë provat e kërkuara, pas akuzave të Ottawa ndaj Indisë për vrasjen e një lideri separatist indian në Kanada.

Sot India njoftoi tërheqjen e ambasadorit të saj në Kanada, pasi është shpallur “person me interes” nga autoritetet vendase për vrasjen e indiano-kanadezit Hardeep Singh Nijjar.

“Kanadaja ka dhënë prova të besueshme dhe të parefuzueshme të lidhjeve mes agjentëve të qeverisë së Indisë dhe vrasjes së qytetarit kanadez në tokën kanadeze”, tha Wheeler pasi ishte thirrur në ministrinë e jashtme indiane.

Vrasja e vitit 2023 të Singh Nijjar prishi marrëdhëniet mes Indisë dhe dhe Kanadasë kur, Justin Trudeau tha shpejt se ka “akuza të besueshme” për lidhje të inteligjencës indiane me krimin.

“Nuk kemi besim në qeverinë aktuale kanadeze për të siguruar stafin tonë atje, prandaj po tërheqim zyrtarët e diplomatët e shënjestruar”, tha ministria e jashtme indiane pas tërheqjen së ambasadorit në Kanada.

Nijjar – i cili kishte emigruar në Kanadanë 1997 dhe u bë qytetar në 2015 – mbronte idenë e një shteti të veçantë indian Sikh, të njohur si Khalistan, jashtë Indisë.

Katër indianë janë arrestuar për vrasjen e tij që ndodhi në një tempull  besimi Sikh në Vancouver në qershor 2023, shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA