Indrit Tuci ishte surpriza e këtij formacioni, i cili u thirr vetëm pak ditë përpara ndeshjes me Çekinë, teksa në fitoren me Gjeorginë dha asistin e fitores.
Në prononcimin e tij për “DigitAlb” pas ndeshjes, Tuci u shpreh tepër i lumtur për këtë fitore dhe se do të jetë gjithnjë i gatshëm për Kombëtaren.
“Ishte një ndeshje shumë e luftuar. Sakrificë e madhe, por në fund ia dolëm. Bravo të gjithë çunave dhe stafit.
Trajneri më dha besim përpara ndeshjes. Faleminderit Zotit shkoi mirë loja. E përgatita mirë ndeshjen, me këto tre pikët të ecim përpara.
Nuk e dija që do isha titullar. 4 orë rrugë për të ardhur me avion dhe ishte e vështirë për të kryer stërvitjen. Pak para ndeshjes e mora veshë që do isha në formacion. E përgatita mirë dhe çdo gjë shkoi mirë.
Ka ndeshje të tilla si me Çekinë që duhet luajtur më shumë me topin. Gjithmonë është lojë sakrifice, por sot duhej më shumë. Ndihem mirë që shërbeva për Asllanin dhe që shënoi, sepse i ka të vetat këto.
Konkurrenca është e jashtëzakonshme, por jemi të gjithë si grup dhe e mbështesim njëri-tjetrin. Kur njëri luan keq, tjetri luan mirë. Në aspektin personal dhashë më të mirën time dhe është çdo gjë në dorë të trajnerit. Ai vendos çdo gjë. Unë jap 100% dhe jam gati gjithmonë për Kombëtaren.
E kishim përgatitur lojën qëq ata do luanin me 3 mbrojtës, por luajtën me 2. Kjo ishte pak surprizuese. Duhet ta mbaj topin dhe t’i japë frymë ekipit. Luftova shumë që t’i jepja skuadrës sa më shumë frymë të ishte e mundur dhe që ata ta merrnin veten sa më shpejtë”, tha Tuci për “DigitAlb”.
Top Channel