Kafshë pa matrikullim, tregut të gjethëve nuk u dihet historiku shëndetësor

13/10/2024 12:22

Stallat me bagëti të imët janë pa numër matrikulli prej tre muajsh, kjo sepse Ministria e Bujqësisë nuk ka bërë në kohë tenderin për numrin e identifikimit të kafshëve.

Një neglizhencë e tij bën që në tregjet e kafshëve të shiten kafshë që nuk u dihet historiku shëndetësore. Për pasojë konsumatori rrezikon të ushqehet me mishin e kafshëve të sëmura që nuk kanë as numër matrikullimi dhe të janë ë pavaksinuara kundër brucelozës.

Top Channel në datën 19 shtator i ka dërguar një shkresë zyrtare ministrisë së Bujqësisë për këto dy çështje, por Ministria e Bujqësisë nuk ka kthyer një përgjigje, por preferon ti mohojë gazetarit dhe publikut të të drejtën e informimit.

Qëllimi kryesorë i regjistrit të identifikimit të këtyre kafshëve dhe fermave është për pasjen e një regjistri me të dhëna i cili shërben më pas një imunizim më të mirë për kontrollin epidimiologjik sëmundjeve të kafshëve të shëndet publik veterinar, apo dhe të garantimit të sigurisë ushqimore“-shprehet Tana Kika, pedagoge, UBT.

Është detyrim ligjor që ministria e bujqësisë të pajisë me numër matrikullimi tufat e bagëtisë, e më pas të nisë vaksinimin e tyre. Por pavarësisht kësaj, ministria e bujqësisë Anila Denaj, në daljet e saj televizive nuk flet për sigurinë ushqimore, por për skemën kombëtare, edhe pse shëndeti është më i rëndësishëm se paratë .

Patjetër çdo kafshë e pa matrikulluar përbën një njësi të panjohur blegtorale  dhe është e pastardatizuar sipas protokolleve veterinare dhe statusi i saj shëndetësor është i panjohur për këtë arsye numri i identifikimit që bashkëshoqëron këtë kafshë që nga lindja përmes lëvizjes së saj nga ferma në treg apo dhe në thertore, deri në momentin e certifikatës së mishit kur ajo tregtohet si produkt shtazor“.

Një kafshë e pa matrikulluar dhe e pa vaksinuar, për fermerin do të thotë dëm ekonomik, ndërsa konsumatorin është burim sëmundjesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA