Turizëm larg bregdetit… fermerët hapin vreshtat për turistët e huaj që mbledhin vetë prodhimin

12/10/2024 15:31

Shqipëria nuk ka vetëm det, kjo është qasja më e re e të bërit turizëm. Vizitorët të huaj dhe vendas tashmë duhet të njohin Shqipërinë tjetër, që është në fshat.

Fermeri nga Roshniku i Beratit, Petrit Fiska, thotë se turistët e huaj në fshat i solli puna e bujqësisë.

Gazetarja Rudina Muça:  Sa sipërfaqe tokë ke ?

Fermeri Petrit Fiska: Unë kam 15 hektarë me vreshta, por tani marrë të gjithë rrushin e fshatit dhe e përpunoj.

Gazetarja Rudina Muça: A vijnë turistët këtu edhe për verën?

Fermeri Petrit Fiska: Unë të mos kisha rrush, verë dhe raki nuk do shikojë këmbë turistit të huaj këtu. Ata i tërheq mënyra se si prodhojmë ne duke ruajtur Akoma traditën.

Në këtë fshat ne gjetëm turizmin e verës, por në Berat gjithashtu mund të formohet dhe turizmi i vajit të ullirit, sepse edhe bujqësia kontribuon në turizëm. Në mal kemi historinë dhe folklorin, eja në fshat dhe zbulo Shqipërinë.

Eva Rama, është Operatore Turizmi ajo thotë se tashmë kjo qasje e re e të bërit turizëm e zhvillon shumë fshatin dhe turizmin pasi kështu vendosën në lojë shumë aktorë. Ja sot për shembull për turistët e huaj ofrojmë Rrugët e Verës, ku ata njihen me rrushin autokton shqiptare dhe mënyrën se si prodhohet vera në Shqipëri.

Por që turisti i huaj të qëndrojë sa më tepër në fshat, nuk duhet vetëm t’i ofrojmë ushqimin në agroturizëm, por duhet ta prezantojmë atë me traditën dhe folklorin. Sikurse po bëj unë tani që po shtyp rrushin me këmbë teksa dëgjojmë muzikën popullorë, kështu e bënin të parët tanë ditën e vjeljes së rrushit, kështu po veprojmë dhe ne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA