Pamje të rënda/ U dhunua për vdekje nga Denis Meçe, publikohen për herë të parë fotot pas ngjarjes, momenti kur Egli Proga merret dhe…

12/10/2024 14:07

Këto pamje të rënda janë shkrepur në momentin kur Egli Proga, i cili humbi jetën pasi u dhunua nga Denis Meçe, futet në ambulancë për t’u transportuar në spital.

Siç shihet, 42-vjeçari i pavetëdijshëm, merret nga disa persona dhe futet në ambulancë. Edhe pse mjeti i ambulancës ka mbërritur, ai nuk është vendosur në barelë për t’u futur më pas në të, por i kapur nga disa persona nga këmbët dhe duart.

Ditën e sotme Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 persona që dëshmuan vrasjen e Egli Progës në qytetin e Pogradecit por akuzohen se e fshehën atë. Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe të cilët ishin lënë më herët në masën e sigurisë “ detyrim paraqitje” janë arrestuar pasi gjykata e Korçës e ka ndryshuar atë në arrest në burg.

Prokuroria e Korçës ka konkluduar se ka ndërhyrje ne kameren e brendshme të lokalit ku u dhunua duke gjetur më pas vdekjen Egli Proga.

Ndërsa organi hetimor bën me dije se është në procesin e kthimit të pamjeve policia e Korçës, ka bërë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e tyre pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”, në “Arrest në burg”, për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”, për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 1 Pogradec, ku humbu jetën shtetasi Egli Proga , 42 vjeç.

Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës. Mbrëmjen e 10 gushtit në lagjen 1 të Pogradecit, 42 vjeçari Egli Proga baba i dy fëmijëve u dhunua për vdekje nga Denis Meçe ndërsa autori u largua nga vendngjarja. Ai u arrestua vetëm disa ditë më vonë ndërsa në pranga përfunduan edhe 3 personat të cilët deklaruan se nuk kishin parë asgjë nga ngjarja e rëndë.

 

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA