Pak kohë pas lirimit me kusht, Fredi Beleri kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë! Top Channel zbulon detaje

12/10/2024 12:16

Gati një muaj pasi la burgun e Fierit, nën kushtin për të mos kryer vepër tjetër penale, Dhionisis Fredi Beleri nuk heq dorë nga kërkesat për pafajësi.

Si një i dënuar me 2 vjet burg për korrupsion në zgjedhje, ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, aktualisht eurodeputet, i është drejtuar Gjykatës së Lartëe me rekurs. Beleri kërkon kërkon shfuqizimin e dy vendimeve të gjykatave antikorrupsion që e gjetën fajtor .

Ashtu si për SPAK, pika më e fortë është bashkëpunëtori i drejtësisë, Arsen Rama, dhe për Belerin, dëshmitari i drejtësisë do të përdoret në kërkesën për pafajësi si një argument. Avokatët mbrojtës i thonë gjykatës se dëshmitari i drejtësisë nuk gjendej në Vlorë kur ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit me drejtësinë.

Avokatja Klodiana Gjyzari thekson në rekurs se provat janë kontradiktore. Pasi në të njëjtin çast kur dëshmitari deklarohet se ka qenë në takim me Belerin ku edhe flasin për shitblerje vote, në të njëjtin moment tabulatet e shfaqin duke folur në telefon në qendër të Himarës. Por, SPAK gjatë ngritjes së akuzës, ka parashtruar fakte që u aprovuan nga gjykata mbi shitblerjen e tetë votave të paguara  nga bashkëpunëtori tjetër i Belerit, Pandeli Kokaveshit. Përgjatë një viti, teksa Beleri ishte kryebashkiak i zgjedhur pasi doli fitues në lokalet e 2023, ai u gjykua dhe u dënua me dy vjet burg. Ky dënim sapo mori formë të prerë solli heqjen e mandatit. Megjithatë, gjatë kësaj kohe, teksa u shpall i korruptuar për zgjedhjet e Himarës, Beleri u votua në Greqi, duke u zgjedhur si deputet për Parlamentin Europian.

Kërkesa e rekursit u dorëzua në Gjykatën e Lartë të enjten në datën 11 tetor. Javën që vjen pritet të zgjidhet trupa gjyqësore që do të shqyrtojë kërkesën e Belerit, gjykimi i të cilit në shkallët më të ulëta u monitorua edhe nga diplomacia greke në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA