VIDEO/ Ukraina mund Gjeorgjinë dhe rihap grupin e Shqipërisë, Gjermania fiton në Bosnje, ndalet Holanda

11/10/2024 22:56

Liga e Kombeve ka luajtur ndeshjet e tjera të mbrëmjes së sotme, me 16 skuadra përfaqësuese që zbritën në fushën e lojës.

Gjermania arriti të fitonte përballë Bosnje & Hercegovinës në Zenica me rezultatin 1-2 falë dy golave të Deniz Undav, teksa për boshnjakët realizoi vetëm Dzeko. Holandezët barazuan vetëm në fund përballë Hungarisë me rezultatin 1-1, ku minutat e fundit “Tulipanët” u detyruan të luanin me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Van Dijk.

Në Ligën B, Ukraina arriti të mposhte Gjeorgjinë 1-0 falë një goli të Mudryk, duke rihapur grupin ku bënë pjesë dhe Shqipëria. Turqisë i mjaftoi një gol përballë Malit të Zi, ndërsa Islanda barazoi përballë Uellsit 2-2.

Një barazim i tillë erdhi dhe nga sfida Sllovaki-Suedi në Ligën C, teksa Estonia mundi 3-1 Azerbajxhanin.

REZULTATET:

LIGA A – GRUPI 3

BOSNJE & HERCEGOVINË 1-2 GJERMANI

Dzeko 71’ / Undav 30’, 36’

GOLI I PARË I UNDAV (VIDEO)

GOLI I DYTË I UNDAV (VIDEO)

GOLI I DZEKOS (VIDEO)

HUNGARI 1-1 HOLANDË

Sallai 32’ / Dumfries 83’

LIGA B – GRUPI 1

UKRAINË 1-0 GJEORGJI

Mudryk 35’

GOLI I MUDRYK (VIDEO)

LIGA B – GRUPI 4

TURQI 1-0 MALI I ZI

ISLANDË 2-2 UELLS

LIGA C – GRUPI 1

ESTONI 3-1 AZERBAJXHAN

SLLOVAKI 2-2 SUEDI

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA