26/12 22:45
Shqipëria mori një humbje të merituar përballë Republikës Çeke me rezultatin 2-0, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Nga notat e publikuara nga “Sofascore”, skuadra mori mesatarisht një notë 6.69. Më i miri për ekipin e Sylvinhos ishte Kristjan Asllani, i cili u përpoq më shumë se të tjerët, duke u vlerësuar me notën 7.2.
Të tjerët nuk dhanë një performancë të mirë, me Dakun që mori vlerësimin më të ulët, 6.2.
Sfida tjetër e Shqipërisë do të jetë pas tre ditësh me Gjeorgjinë në Tbilisi, aty ku Sylvinho duhet të gjejë një zgjidhje në mënyrë për t’u futur sërish në garë për vendin e parë në grup.
Top Channel