Pak ditë pas përplasjes në Komisionin Hetimor Parlamentar për Check-up, ku kryetarja demokrate e komisionit, Albana Vokshi shkuli mikrofonat e deputetëve socialistë, sot kishte më shumë qetësi.
Nënkryetari i këtij komisioni, Plarent Ndreca përsëriti edhe njëherë thirrjen drejtuar opozitës për të vazhduar normalisht punimet e komisionit dhe për të respektuar afatet ligjore.
Gjithashtu, Ndreca konfirmoi sërish vullnetin e mazhorancës për të bashkëpunuar në çdo aspekt të punës hetimore me kolegët e opozitës.
“Ne nuk duam të bëjmë komision pa kolegët e opozitës, por me shkulje mikrofonash nuk i bëhet presion mazhorancës dhe punës së Parlamentit. Opozita ka qenë dhe është e ftuar të jetë në mbledhjet e komisionit me qëllim respektimin e afateve, ku nuk e pengon asgjë të marrë pjesë, përveç vendimeve partiake të tyre. Vendime këto që nuk mund ti injektohen punës së komisionit”, tha Ndreca.
Top Channel