“Big Brother VIP” starton sezonin e katërt! Nis rrugëtimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për 16 banorët e parë
22/12 00:59
Kryeministri Edi Rama bën vazhdimisht bujë në mediat vendase dhe ato ndërkombëtare për veshjet e tij të guximshme në takimet e nivelit të lartë e veçanërisht për atletet sportive.
Por sot, gjatë vizitës në Budapest të Hunagrisë, ku u takua me homologun Viktor Orban, Rama u shfaq me këpucë serioze të zeza. Dhe në fund të deklaratës së përbashkët për shtyp, Rama zgjodhi të mbyllte fjalën e tij me një batutë pikërisht për këpucët.
“Është kënaqësi të jem këtu, më vjen keq që nuk jam me këpucët që kërkon protokolli, por kam veshur disa këpucë të mërzitshme, thjesht të zeza”, tha ai.
Top Channel