“Ju duheni varur dhe vrarë”/ Kërcënohen me vdekje meteorologët në SHBA pas dy uraganeve të fuqishme: Qeveria po kontrollon motin

11/10/2024 17:29

Uraganet shkatërrimtare tragjike ‘Helene’ e ‘Milton’ kanë shkaktuar një rritje të teorive dezinfromuese mbi motin dhe shkaqet e tragjedive, të nxitura nga opozita republikane në SHBA, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Meteorologët amerikanë po marrin kërcënime të shumta vdekjeje për paralajmërimet e tyre te frikshme mbi uraganin Milton, prej teorive të kontrollit të motit nga qeveritë dhe katastrofave të qëllimshme, të cilat janë shumëfishuar mes publikut pas dy uraganeve madhore që goditën SHBA.

Uragani Helene solli shkatërrim dhe me shume se 130 te vdekur në thuajse gjashtë shtete të SHBA, i ndjekur disa ditë më vonë nga uragani Milton që goditi në Florida.

Meteorologia e Michigan, Katie Nickolaou, tha se ajo dhe kolegët janë sulmuar verbalisht me teori dhe mesazhe që i dënonin për lajme të rreme dhe ‘reduktim të kategorisë së uraganeve’ shkatërrimtare, që sipas dyshuesve janë të krijuar e komanduar  nga qeveria.

“Nuk kam parë ndonjëherë kurrë kaq shumë dezinformacion. Njerëzit më thonë se ne kemi krijuar dhe drejtuar uraganet, ata besojnë se ne kontrollojmë motin. Nuk i bind dot se askush nuk mund të kontrollojë motin por retorika e tyre është shumë e ashpër, veçanërisht me ata që thonë se krijuesit e uraganit Milton ‘duhet vrarë’,” tha Nickolaou.

Një nga postimet që i drejtohej Nickolaou shkruante: “Mbyti ata që i krijuan uraganet dhe shërbëtorët e tyre”, të cilit gruaja i përgjigjej: “Të vrasësh meteorologët nuk i ndalon uraganet … nuk e besoj që më duhet të shkruaj diçka të tillë”.

“Njerëzit më kanë quajtur një seri sharjesh, më thonë të mbyll gojën ose të fik radarët Doppler, pasi besojnë se me të kontrollojnë uraganet,” tha Nickolaou.

Masa e dezinformacioni për uraganet nga Gjiri i Meksikës është shtuar pas pretendimeve të kampit të Trump se emergjencat në SHBA “kishin shpenzuar paratë e uraganeve për t’ua dhënë emigrantëve të jashtëligjshëm”, ndërsa postime të shumta konspirative përhapen në rrjetet TikTok, Facebook e X (më parë Twitter), ku thuhet se “punonjësit e motit në SHBA duhet të rrihen, të arrestohen, të ekzekutohen ose të varen”.

Disa nga aleatët e Trump kanë shkuar edhe më tej duke thënë se qeveria federale është në kontroll të fenomeneve të motit në SHBA. “Uragani Helene ishte një SULM i shkaktuar me anë të manipulimit të motit,” thuhej në një video të Michael Flynn, ish-këshilltari i sigurisë së Trump.

Kongresmenia Marjorie Taylor Greene ka komentuar në mënyrë të ngjashme. “Po, ata kontrollojnë motin. Është qesharake të gënjesh dhe të thuash se nuk mund të bëhet”, tha republikania.

Dezinformacioni ka sjellë kritika nga presidenti Joe Biden, që fajëson Trump për fushatën.

“Është qesharake, kjo duhet ë marrë fund,” përgjigje Biden mbi pretendimet, shkruan rrjeti The Guardian.

FOTO GALERI
2/5
“Njerëzit besojne se radarët Doppler kontrollojnë uraganet,” tha Nickolaou.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA