Pas disfatës me Republikën Çeke në Ligën e Kombeve, mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi u shpreh se goli i shpejtë prishi lojën që lojtarët kishin në mendje, teksa pas golit të dytë çdo gjë mbaroi.
“Besoj ajo nisja e shpejtë me 1-0 na prishi pak lojën që kishim në mendje. Kishim detyrim të bënim më mirë fillimin se e njohim që Çekia do luante me top të gjatë dhe do mundohej të shënonte gol. U munduam, nuk bëmë si kishim menduar e planifikuar.
Ishte Bajrami që bëri një goditje të mirë, ishte afër golit. Por fillimi i keq na theu pak këmbët dhe na prishi planet, por ne vazhduam të bënim një lojë jo aq të keqe në pjesën e parë. Ne kishim raste, nuk e bëmë dhe pastaj erdhi goli i dytë dhe aty mbaroi loja.
Më pak sulme në zonë nga unë? Ishte planifikuar nga Çekia se me njohin, por e bëri Asllani tre herë, dy herë në pjesën e parë, edhe në të dytën. Por nuk eci si e kishim menduar.
Fillimi i lojës me topin e gjatë, na ndikoi shumë. Humbëm shumë mendoj topin e dytë, kështu e ndjeva unë personalisht. Atje humbëm pak lojë ne, se në pjesën e parë pas golit, nuk arritëm të mbajmë topin dhe qarkullojmë. Bëmë raste e aty nuk erdhën. Në pjesën e dytë me rastin e Asanit, mund të bënim një gjë më të mirë, por e thashë që ajo 2-0 na fiku dritën”, u shpreh Laçi për “DigitAlb”.
Top Channel