Detajet/ Me armë dhe eksplozivë në makinë, arrestohet çifti shqiptar në Greqi! 39-vjeçari kishte dalë nga burgu në vitin 2016

11/10/2024 15:46

Policia greke ka bllokuar rrugën “Sokratous” në Athinë pas zbulimit të një automjeti të dyshimtë.

Gjatë një kontrolli në të policia ka gjetur një armë zjarri dhe një sasi eksplozivi dhe është detyruar të rrethojë zonën. Automjeti rezulton i marrë me leasing dhe brenda tij kanë qenë në drejtim një çift shqiptarësh, të cilët janë shoqëruar menjëherë në Komisariat.

Nga të dhënat paraprake, sipas gazetarit të Top Channel, Artur Bibe mësohet se shtetasi shqiptar rezulton me precedentë penalë për drogë. Hetimi është ende në vijim dhe detaje pritet të zbulohen në orët në vijim.

Automjeti është fuoristradë “Wolsvagen”, ndërsa arma e zjarrit është pistoletë tip TT. Lënda eksplozive mendohet të jetë tritol.

Shqiptari është 39 vjeç dhe kishte dalë nga burgu në vitin 2016.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA