
28/08 22:50
Në seancën paraprake për dosjen ‘Sterilizimi’ ku është i pandehur edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, dy prokurorët e SPAK sapo kanë përfunduar leximin e kërkesës për gjykim e cila ishte 156 faqe.
Për ish-ministrin Beqaj siç mëson nga burimet e saj brenda në proces gazetarja Anila Hoxha, prokurori i çështjes tha se ish ministri ka shpërdoruar detyrën duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit dhe jo për të favorizuar koncesionarin.
Ish-ministri dhe avokati i tij kërkuan sqarim se cilin nga variantet e shpërdorimit të detyrës ka kryer.
Gjyqi paraprak i radhës për Ilir Beqaj u la në datën 17 tetor ora 9:00.
Top Channel