Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në “Top Story”, pas inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë nga Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan, u shpreh se duhet të jemi falënderues për këtë vepër të shtuar.
Sipas tij, Erdogan kishte të drejtë kur tha ‘arkitektura osmane’ ka dhe të drejtë të thotë që është xhamia më e madhja në Ballkan, por analisti thotë se çështja është më e thellë se kaq.
Vangjeli: Diskutimi që bëhet në Shqipëri, kam përshtypjen se na ngatërron në çdo llogari. Flitet për dy rryma, në Islamin shqiptar, duke u thënë që në fillim se në marrëdhëniet mes dy vendeve kush mendon se besimtarët islamë që janë ura lidhëse e vëllazërinë me Turqinë është bindje kriminale e gabuar, antipatriotike. Jo, populli shqiptar, populli turk, dy besime.
Në 2016, shoqëria indiferente shqiptare, pavarësisht sinjaleve të forta, flisnin për një lloj feje të re të islamit, në turqisht është shumë e prekshme ‘gylenizmi’, një fe që adhurohet lideri, ndërkohë që Islami nuk e ka pjesë adhurimin ndaj liderëve.
Kjo ushtri e heshtur e një pushtimi të butë, kishte depërtuar në legjislativ, qeverisje, forcat e armatosura, biznes, sistemin bankar etj. Një shoqëri e llojit Mason, për të bërë atë që tentuan të bëjnë të Turqi, pushtimi i heshtur, në Shqipëri në padijen tonë, gati-gati e kishin bërë.
Ajo që ndodhi në Stamboll në korrik të 2016-ës, përplasja mes Erdogan dhe Gulenistëve, çliroi Shqipërinë nga një rrezik i frikshëm, përmasat e së cilës nuk i dimë, me padijen tonë kemi heshtur dhe nuk e dimë. Ka qenë edhe më keq akoma.
Kjo do shkaktonte pushtimin e butë të shtetit shqiptar, nga një organizatë që vepronte si një ushtri e heshtur që kishte depërtuar kudo. Rreziku është që do merrnin pushtetin dhe do drejtonin një vend. Shqipëria ishte një nga laboratorët e tyre për të marrë pushtetin, atë që tentuan ta bënin me Erdogan, por u prishnin me njëri tjetrin. Në Shqipëri do ta bënin me shumë lehtësi, një vend kaq i vogël mund t’i ishin thyer gjunjët sa sot nuk do flisnim kështu.
Top Channel