Polici bashkiak i Vlorës, Bruno Jazaj u dhunua barbarisht një ditë më parë në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve Jazaj ka marrë lëndime serioze duke u dërguar me urgjencë në spitalin e këtij qyteti, në pavionin e kirurgjisë. Dyshohet se ai është dhunuar, nën arsyetimin se ka vendosur gjobë në furgonat e linjës që bëjnë rrugën e fshatrave.
Gjatë deklaratës nga spitali, ai ka treguar të gjithë ngjarjen, që në momentin që i riu është afruar ta godasë dhe më pas ndihmën gjatë dhunës që ka marrë nga i ati.
“Sapo mbylla punën shkova për të larë makinën mora në telefon të zotin e lavazhit. Sapo shkoj atje sapo zbres nga makina shikoj një djalë më flet nga larg ‘o gangster që vendos gjoba’. I thash çfarë ke, isha me uniformë veshur, i lodhur. Më tha mos i vendos më gjoba njerëzve, i thash po bëj punën e shtetit, më tha lëre punën e shtetit do bësh si të them unë, se s’e ke idenë çfarë të bëj. Më shau nga familja, në moment që i thash mbaji për vete, u drejtua për të më qëlluar.
Ngre duart për tu mbrojtur, më pas ai shkon të marrë një levë, ndërsa unë u futa në makinë dhe mora sallën operative. I njoftova që po më dhunojnë dhe po më bëjnë presion për shkak të detyrës, e më pas po prisja të vinin. Ai ka gërvishtur makinën me sende të forta, levë, dhe tentonte të thyente xhamin. Pas 3-4 minuta vjen një person tjetër, më zë rrugën e daljes me mjet, ky ishte babai i tij.
Djali ishte rreth të 30, babi 50 e pak. Në moment që e njihja dhe mendova që erdhi babi, hapa derën e makinës dhe dola për t’i folur. I them shihe djalin se nuk është mirë, më tha lëre djalin dhe më qëlloi, kishte një palë çelës anglez. Erdhi pronari lavazhit që ia hoqi çelësin nga dora. Erdhën të dy, derisa humba ndjenjat, dhe më qëlluan me grushte, unaza çfarë kishin. Me çelësin më kanë shkaktuar dëmtim në hundë.
Rreth dy orë kam qenë i pavetëdijshëm, doktori më tha që duhet të qëndrosh i shtruar. Me informacionet që mora, sepse këtu erdhi edhe OPGJ, policia ka kërkuar arrestim, ndërsa prokurorja Flora Çelaj i ka nxjerrë për tu gjykuar në gjendje të lirë. Pasi ndodhi gjithë kjo ngjarje, një familjar që ta shohin fëmijët në këtë gjendje.
Nuk më ka ndodhur asgjë më parë. Kam gjashtë vite që i njoh dhe nuk kam pasur konfrontim. Për një vit e gjysëm unë këtë person nuk e kam parë si fytyrë, jo më ta ndaloj. Janë Kristi e Todi Sota nga fshati Bestrovë”, tha polici.
Top Channel