Zyrtari i lartë iranian paralajmëron Izraelin: Nëse sulmoni Iranin, përgjigja jonë do të jetë…

08/10/2024 10:06

Ministri i Jashtëm i Iranit ka paralajmëruar Izraelin që të mos nisë një sulm, duke thënë se çdo goditje në infrastrukturën iraniane do të përballej me një hakmarrje më të fortë.

“Nëse ndodh ndonjë sulm kundër vendit tonë, përgjigja jonë do të jetë më e fuqishme,” paralajmëroi Abbas Araghchi në një fjalim televiziv. Më tej ai tha se “Izraeli e dinte çfarë objektivash brenda vendit ishin brenda mundësive të Iranit.”

Irani sulmoi me një breshëri raketash kundër Izraelit javën e kaluar. Që atëherë, Izraeli është zotuar për hakmarrje.

Kujtojmë se pak ditë më parë, presidenti i SHBA Joe Biden tha se ai nuk mendonte se Izraeli kishte vendosur ende se si të përgjigjej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA