Procesi i legalizimeve, Rama tregon bashkinë model: Nuk po them ta arrini, se nuk e bëni dot, por luftoni për vendin e dytë

08/10/2024 10:49

Edi Rama ka marrë si një shembull suksesi për legalizimet bashkinë e Shijakut.

Gjatë takimit që ai zhvilloi sot me kryebashkiakët e vendit, tha se duhet të ndjekin shembullin e saj.

“Bashkia më E suksesshme me tërmetin, Shijaku, model për gjithë procesin e legalizimit. Nuk po them të arrini Shijakun, Rakip ti bën shumë gjëra por Shijakun nuk e arrin dot, nuk e kuptoj çfarë ndodh në atë bashki që ka një shpejtësi… besoj se është kontakti me çdo banor në çdo lloj cepi të Shijakut. Nuk po them ta arrini këtë bashki, por për t’iu afruar deri sa të luftoni për vendin e dytë mund ta bëni këtë gjë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA