Një grua 36 vjeçare ka humbur jetën në reanimacionin e QSUT nga hemoliza e gjakut, e lidhur me problemet autoimune.

Kjo patologji e shfaqur gjatë shtatzënisë e komplikoi gjendjen shëndetësore të gruas çka solli dhe lindjen e foshnjës pa jetë.

Gruaja vazhdonte të kishte hemolizë të rruazave të gjakut çarje të rruazave të kuqe të gjakut dhe u shtrua në reanimacionin e spitalit qendror, ku biluribina vazhdonte të ishte e lartë, çka bëri që pas foshnjës të humbte jetën edhe nëna 36 vjeçare.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, gruaja nuk arriti të mbijetonte pas komplikacioneve shëndetësore.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA