E rëndë në Athinë! Si u vra shqiptari nga bashkatdhetarët, 17-vjeçari merr përsipër krimin, i vëllai bashkëpunoi (Emrat+Foto)

08/10/2024 08:10

28-vjeçari shqiptar Denis Loka është vrarë mbrëmjen e djeshme në Athinë, nga dy kushërinjtë e tij, Enis Loka 17 vjeç dhe Aleksandros Loka 19 vjeç (vëllezër).

I mituri ka pranuar ase ka qenë ai që e ka qëlluar kushëririn e tij, ndërsa i vëllai mendohet se është bashkëpunëtorë.

Rreth orës 22.50 të mbrëmjes së djeshme, policia ka gjetur në kryqëzimin e rrugëve “Hanion” dhe “Patision” në Kipseli të Athinës, Denis Lokën, i cili ishte i plagosur me thikë në fyt.

Menjëherë është thirrur autoambulanca e cila e transportoi drejt spitalit “Evagelismos” ku ndërroi jetë.

Brenda një ore, në stacionin e policisë së Kipselit janë paraqitur dy vëllezër, 17 dhe 19 vjeç, shtetas shqiptarë me dokumenta greke, të cilët kanë pranuar krimin me justifikimin se ishin dhunuar nga viktima.

Autorët janë shoqëruar në stacionin e policisë nga nëna e tyre dhe dyshohet se 17-vjecari është autori direkt dhe vëllai tjetër bashkëpunëtor.

Paraprakisht ka të dhëna se autorët dhe viktima janë kushërinj me njëri-tjetrin.

Policia greke vazhdon hetimet për ngjarjen ndërkohë që janë sekuestruar dy thika të përdorura në krim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA