22/11 22:35
Jasir Asani vjen në formën më të mirë për sfidat me Rep. Çeke dhe Gjeorgjinë.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur rrugën e rrjetës në fitoren 3-1 të Gwangju përballë Seoul.
Në minutën e fundit të takimit, 29-vjeccari i Kombëtares u shkëput mirë nga mbrojtja kundërshtare dhe i vetëm përballë portës tundi rrjetën.
Ky gol vjen pikërisht pas golit qe Asani realizoi në Ligën e Kampionëve të Azisë, duke shkuar kështu në kuotën e 8 realizimeve këtë sezon.
Top Channel