Kamala Harris i ndodh e papritura! Fjalimi i saj bën xhiron e botës: Nuk është gafë, por panik!

06/10/2024 15:53

Kandidates demokrate për presidente në SHBA, Kamala Harris i ka ndodhur e papritura gjatë një fjalimi politik.

Shkak u bë dështimi i një teleprompteri. Por, çfarë ndodh kur teknologjia dhe teleprompter-i dështon?

Kjo i ka ndodhur Zv. presidentes amerikane dhe kandidates presidenciale demokrate Kamala Harris gjatë një takimi elektoral në Miçigan, kur teleprompteri duket se ka pësuar defekt.

“A e patë Magic Johnson?” tha Harris, teksa i referohej basketbollistit të njohur, i cili më herët shprehu mbështetjen e tij për Harris përmes një videoje në Instagram, “Iu kujtohet numri i tij? 32! Dhe ne jemi 32 ditë larg zgjedhjeve!”

Pas kësaj, Harris u detyrua ta ndërpriste fjalën për pak sekonda për shkak të defektit të teleprompterit, ndërsa në portretin e saj dallohet një shqetësim i lehtë.

“Pra, 32 ditë. 32 ditë,” vazhdoi të thoshte Zv. presidentja, e detyruar të përsëriste fjalët e saj.

Fjalimi i Harris u kritikua së tepërmi në mediat sociale, ku shumë përdorues e cilësuan si një moment poshtërues.

“Kamala Harris është mishërim i paaftësisë së administratës Biden,” tha një komentues.

“Kur nuk funksionon teleprompteri, gjithçka që marrim është një përsëritje robotike ‘32 ditë’. Kjo nuk është thjesht një gafë, por panik dhe një pamje e lidershipit kaotik që do të vazhdojë të minojë vendin tonë,” u shpreh një tjetër përdorues.

Harris gjendej në qytetin Flint të Miçiganit, një bastion i sindikatave të punëtorëve, me shpresën se do të siguronte mbështetjen e sindikatës së zjarrfikësve, por gjërat nuk ecën sipas pritshmërive të Zv. Presidentes. Kjo, pasi në momentet e fundit, Shoqata Ndërkombëtare e Zjarrfikësve refuzoi të shprehte mbështetje për ndonjë prej kandidatëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA