​Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak flet mbi takimin e radhës të kryenegociatorëve

06/10/2024 22:55

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Miroslav Lajçak ka thënë se do të punojë për organizmin e takimit të radhës në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar se javën e ardhshme “do të fokusohet në përgatitjen e takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel”, për të cilin ka thënë se “dëshiron ta organizojë në javët në vijim”.

Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qe nga viti 2011.Përveç në nivel kryenegociatorësh, bisedimet zhvillohen edhe në nivel politik.

Megjithatë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk janë takuar qe nga shtatori 2023, kur ndodhi sulmi terrorist serb në Banjska, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA