VIDEO/ Zjarr në një azil në Tiranë gjatë natës, të moshuarit u bllokuan brenda! Katër prej tyre ndodhen në spital

05/10/2024 09:53

Një zjarr ka rënë në një azil të moshuarish në Tiranë gjatë natës.

Rreth orës 00:15, policia ka marrë njoftim se në azilin në rrugën “Ali Visha”, kishte rënë zjarr dhe të moshuarit që akomodohen në ambientet e azilit, kishin mbetur të bllokuar.

Në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, të moshuarit janë evakuuar nga azili, ndërsa katër nga të moshuarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Zjarri është fikur, por nuk dihen ende dëmet, ndërsa dyshohet se ka rënë aksidentalisht. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA