Gjykata e Korçës la në burg 45 vjeçarin Bledar Trëndafili, i cili një muaj më parë dogji me benzinë ish-bashkëshorten e tij, Melisa Trëndafili.

Trëndafili u njoh sot me masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar në mungesë nga gjykata e Korçës pas ngjarjes së rëndë. Prokuroria kërkoi që 45 vjeçari deri në përfundim të hetimeve të lihet në burg, kërkesë që u pranua nga gjykata.

Gjatë seancës ai ka qenë i rënduar psikologjikisht dhe duke qarë ka deklaruar se “nuk doja ta bëja, por arrita e bëra. Jam penduar. Nuk më lejonte të takoja fëmijët, më tradhtonte dhe prandaj arrita deri atje.”

Autori u kap në qytetin e Korçës, ndërsa prej 1 muaji iu fsheh policisë pas kryerjes së aktit të rëndë.

Ngjarja ndodhi pasditen e datës 31 Gusht, në lagjen 2 të qytetit, ku i hodhi benzinë ish bashkëshortes dhe i vuri flakën.

Prej asaj dite, policia ka patur kontakte me familjarë e të njohur, ndërsa kërkimet u shtrinë edhe në kryeqytet, por ai u kap pak minuta më parë në Korçë.

Sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Dhorjela Çule, autori ka qëndruar i fshehur në zona të ndryshme të qarkut, ndërsa sot është kthyer në lagjen nr 4, atje ku u kap menjëherë nga forcat e policisë. Mësohet se deri më tani, nuk ka deklaruar asgjë para uniformave blu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA