 E PLOTË/ “Zoti i faltë bashkëpunëtorët e mi”, Veliaj flet në Kushtetuese: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, më hoqën nga puna ata që donin të më shihnin me pranga në duar
																		
					
					
					
						E PLOTË/ “Zoti i faltë bashkëpunëtorët e mi”, Veliaj flet në Kushtetuese: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, më hoqën nga puna ata që donin të më shihnin me pranga në duar						 
								
			Në fjalën e tij në Forumin Anti-korrupsion, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u shpreh se lufta kundër korrupsionit është një nga faktorët kyç për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Ai thotë se mesatarja në Ballkanin Perëndimor për korrupsionin është më e lartë se në vendet e BE-së dhe se rezultate duhet të jenë të dukshme në mënyrë që negociatat të vazhdojnë.
“Më lejoni të them që një shoqëri civile, e pavarur, e fortë dhe e fuqizuar, që arrin të angazhohet në dialog konstruktiv me institucionet publike dhe bizneset është një gjë e rëndësishme për luftën kundër korrupsionit.
Në programet tona të bashkëpunimit, ne mbështesim kapacitete fuqizuese dhe mobilizimin e qeverisë civile. Ndërkohë që vendet e Ballkanit Perëndimor po vazhdojnë përpjekjet për anëtarësimin në BE, perceptimi i korrupsioni vazhdon të jetë më i lartë se mesatarja në vendet e BE-së. Ndaj duhet të përqendrohemi që përpjekjet anti-korrupsion në kapitujt e negociuar, duke filluar që nga sektorët me rrezikun më të lartë dhe që rezultatet të jenë të dukshme, në mënyrë që të ecim përpara për anëtarësimin në BE”, u shpreh ndër të tjera Gonzato.
Top Channel