ZYRTARE/ Rikthehet nga tërheqja për Barcelonën, portieri i njohur prezantohet te klubi katalanas

02/10/2024 16:12

Wojciech Szczesny është zyrtarisht portieri i Barcelonës.

Gardiani polak, i cili njoftoi tërheqjen nga futbolli i luajtur vetëm një muaj më parë, është rikthyer të veshë sërish dorezat e tij, kësaj radhe në Spanjë.

34-vjeçari ishte pjesë e Juventusit sezonin e kaluar dhe vendosir që të varte dorezat në gozhdë pasi i përfundoi kontrata me bardhezinjtë, por pas një muaj pushim, ai do të rikthehet në fushë.

Barcelona ishte në kërkim të një portieri pas dëmtimit të rënd të Ter Stegen, i cili ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, teksa Szczesny ka firmosur një kontratë një-vjeçare me katalanasit për të zëvendësuar gjermanin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA