Lojtari i vjedh celularin tifozit, i kushtoi 54 mln stërlina City-t, por arrestohet për një telefon

02/10/2024 12:43

Në orët e para të 8 shtatorit të këtij viti Mateus Nunes është arrestuar nga policia e qytetit të Madridit pasi i ka vjedhur celularin një tifozi.

Ngjarja ka ndodhur në diskotekën La Riviera. Sipas medieve spanjolle forcat e rendit kanë ndaluar futbollistin, i cili i kushtoi Cityt 54 milionë stërlina, pasi i mori celularin një 58-vjeçari.

Ky i fundit kishte tentuar që të bënte një fotografi me futbollistin në tualet pa lejen e 26-vjeçarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA