Numri i grave që diagnostikohet me kancer gjiri është në rritje, por ekspertët e shëndetit vënë re se 73% e tyre i mbijetojnë.
“Për herë të parë kapen 744 raste. Por ka një trend në rritje nga viti në vit”, tha Alban Ylli, ekspert ISHP.
Por cila moshë është më e rriskuar për t’u prekur?
“Mund të prekë edhe në 20 vjeç, por risku është i ulët”, vijoi më tej ai.
Stili i jetesës dhe ushqyerja lidhet me këtë kanceri i cili është i kushtueshëm në trajtim.
Ndërkohe që një ekzaminim i hershëm mund të shpëtojë jo vetëm jetën, por edhe ta shërojë atë.
Kur mund të bëhet një mamografi?
“Një mamografi bëhet kur je me risk të lartë në të dyzetat dhe 50 vjeç, një herë në dy vjet”.
Kanceri i gjirit duket sikur prek më shumë gratë në qytet. Por kush ka numrin me të madhe të grave të prekura.
“Ka qenë Fieri, Korça, por së fundmi është Elbasani dhe Tirana”.
Vetëm gjatë viti 2023 kemi humbur 210 gra për shkak të kancerit të gjirit.
Top Channel