Studimi i ri thotë se lopët ndihmojnë fermat me pasurimin e tokës së të mbjellave (fotot)

01/10/2024 18:34

Studimi thotë gjithashtu se kombinimi i tokave të mbjella me kafshët e blegtorisë, përmirëson diversitetin e tokës dhe specieve.

Studimi ri, ndryshe nga teoria që fajëson lopë për ‘gromësimat dhe gazrat e tyre me gaz metan’,  thotë se kafshët luajnë një rol të rëndësishëm në pasurimin e rigjenerimin e tokës së fermave, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Studimi grupit bujqësor ‘Soil Association Exchange’ tha se fermat e të mbjellave që kanë edhe kafshë blegtorie, kanë 1/3 më shumë karbon në tokën e tyre, falë jashtëqitjeve të lopëve.

Kjo ka më tej një efekt te biodiversiteti pasi fermat e përziera me kafshë dhe kultura të mbjella, kishin më shumë specie bimore në hapësirën e tyre, në krahasim me fermat vetëm me të mbjella ose ato vetëm me kafshë, shkruan The Guardian.

Drejtuesi i grupit të krijuar në 2021, Joseph Gridley, tha se gjithsesi karboni i lëshuar në tokë nuk kompensonte metanin e krijuar nga kafshët por “nëse integrojmë blegtorinë në sistemin e tokës, ka përmirësim në çdo metër katror tokë dhe shtim të biodiversitetit”.

Toka në të gjithe planetin po degradon dhe nuk është e qarta masa e këtij degradimi apo arsyet e sakta. OKB thotë se toka në përgjithësi nuk do te japë shumë të kora për vjelë, por një studim i universitetit Oxford në vitin 2021 tha se “megjithëse shumica e tokave ka një jetëgjatësi prej më pak se 100 vjet, më shumë se një e treta e tyre pritet të zgjasin të paktën deri në 5,000 vjet”.

Zyrtarët e bujqësisë që po hetojnë çështjet e metanit për të reduktuar emetimet thonë se shtimi i vajrave esencialë, i probiotikëve dhe barit të detit në ushqimin e kafshëve, redukton ndjeshëm gromësimat e tyre ashtu si dhe ‘lëshimet e tjera të ajrit’ që gjenerojnë. /TheGuardian/

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA