Spitali Ditor tek “Nënë Tereza”, Rama: Çdo ekzaminim dhe analizë e pacientëve realizohet me cilësi dhe në kohë rekord

30/09/2024 14:16

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Spitali Ditor tek Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Kreu i qeverisë thekon se çdo ekzaminim dhe analizë e pacientëve realizohet me cilësi dhe në kohë rekord duke shmangur fluksin e lëvizjeve të pacientëve në spitalin qendror.

“Hospitalizimi në Spitalin Ditor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” një ndihmë e madhe për mjekët dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime si dializë, toksikologji, alergologji, dermatologji, reumatologji dhe hematologji.

Me një sipërfaqe prej 3500 metër katror me 60 shtretër dhe mbi 50 mjekë, ambientet e këtij spitali janë të pajisura me aparaturat më bashkëkohore ku çdo ekzaminim dhe analizë e pacientëve realizohet me cilësi dhe në kohë rekord, duke shmangur fluksin e lëvizjeve të pacientëve në spitalin qendror, por duke lehtësuar kësisoj edhe punën e mjekëve”, shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA