Po tentonte të parkonte makinën në oborrin e shtëpisë, 38-vjeçari përplas aksidentalisht të bijën 3-vjeçare

30/09/2024 19:29

Një 38-vjeçar në Borsh ka përplasur aksidentalisht të bijën e mitur me makinë.

Sipas policisë, 38 vjeçi me iniciale I.L., duke kryer manovrën mbrapsht me automjetin tip “Benz” për t’u futur në portën e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij 3-vjeçare.

E mitura ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA