Fermerët kërkojnë që patatja të eksportohet, ekspertët: Të hapen dyert për tregjet e BE-s, kemi tokë të pastër

30/09/2024 12:24

Në Shqipëri me qindra hektarë tokë mbillen me patate, saktësisht në Lushnjë, Divjakë, Kukës, dhe Librazhd, e gjithë kjo patate nuk shkon për eksport, për këtë arsye fermerët ankohen dhe për çmimin pasi jo gjithmonë marrin mundin e djersës së tyre.

Shumë herë ata detyrohen ta shesin pataten me një çmim që nuk mbulon as kostot e prodhimit. Shqipëria nuk eksporton patate kjo për shkak të disa sëmundje që ka pas patatja dhe toka jonë, ky është shkaku dhe se përse BE e ka ndaluar eksportin e kësaj kulture bujqësore.

Por tashmë situata ka ndryshuar, thotë eksperti i bujqësisë, Shpend Shahini, i cili tregon se tashmë në tokën tonë prodhohet një patate cilësore.

“Këtu jemi duke analizuar kapinonin e dheut nga zona e patates nëse kemi dëmtues karantinor ose jo, dhe kemi rezultuar se kemi një tokë të pastër në të gjithë Shqipërinë. Jemi të bindur që në aspektin e pastërtisë fitosanitor patatja e vendit tonë është e pastër”, tha eksperti.

Analizat e këtij produkti nuk janë bërë vetëm nga laboratori i akredituar i Universitetit Bujqësor, por kampionet e patates janë dërguar edhe në një laborator të Sllovenisë, dhe rezultatet janë të njëjta. Burime të sigurta për TCH bëjnë të ditur se në takim e radhës në Bruksel ku ministria e bujqësisë ka folur për kapitullin XII që i përket sigurisë ushqimore është ndaluar edhe tek ky produkt, duke thënë se fermerët po kultivojnë patate të sigurt edhe për qytetarët europianë.

Që të rritet vlera e këtij prodhimi bujqësor siç e kërkojnë fermerët, MBZHR duhet të punojë që të hapë dyert për tregjet e reja të BE, fermerët e bënë punët e tyre ata po prodhojnë një patate cilësore, tashmë radhën e ka institucioni përkatës që të punojë për fermerët me qellim që djersa e tyre të vlerësohet siç duhet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA