Agron Gjekmarkaj në Top Story këtë mbrëmje, foli për zhvillimet e fundit të ndodhura në seancën e sotme plenare.
Ai u shpreh se kjo ishte një revoltë e opozitës, teksa shtoi se ende nuk e dinë se përse Ervin Salianji është në burg.
“Mendoj se flaka që sapo pamë është produkt i një zemërimi, simbolike, që ka mbërthyer një pjesë të madhe të shoqërisë dhe opozitën. Asnjë prej nesh në PD nuk di të na thotë pse Salianji është në burg sonte. Përballë kësaj sfide, ku duket se kërkohet fshirja e opozitës, në një vit elektoral, ne e kemi të shenjtë të mbrojmë dinjitetin e Kushtetutës.
Kemi qenë mbështetës të reformës në drejtësi, ende sot besoj se ka gjyqtar e prokuror me nivel, por treshaj e Apelit që gjykoi Salianjin tregoi se kishte një hall të madh. Për çfarë është Salianji sot në burg? Për një fjalim, për kallëzim të rrenë?
Nuk mund të jetë në krye të një komisioni të tillë Fatmir Xhafaj, ai komision nuk ka arsye të ekzistojë. (Komisioni për Reformën në Drejtësi) Ne do ta monitorojmë, duke qenë kudo dhe duke mos qenë në komisionin e tij”, u shpreh Gjekmarkaj.
Top Channel