Basketbolli botëror në zi, ndahet nga jeta legjenda e NBA në moshën 58-vjeçare

30/09/2024 18:47

Dikembe Mutombo, i cili luajti për 18 sezone në NBA, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare pas luftës me tumorin në tru.

Kongolezi me pasaportë amerikane e nisi karrierën e tij me Denver Nuggets në vitin 1991 dhe qëndroi atje për pesë sezone. Më pas luajti për Atlanta Hawks, Philadelphia 76ers, New Jersey Nets, New York Knicks dhe e mbylli karrierën në vitin 2009 Houston Rockets.

Mutombo ka qenë pjesë 8 herë e skuadrës së NBA All-Stars dhe gjithashtu mori titullin “Hall of Famer”.

Në vitin 2022 ai u diagnostikua me tumor në tru, teksa vdiq i rrethuar nga familjarët e tij të hënën e 30 shtatorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA