“180 mijë euro dhuratë”, si u zbulua skema e pastrimit të parave të shqiptarit të dënuar në Angli, përdori fisin si…

30/09/2024 15:20

Prokuroria e Tiranës dyshon se familjarët e një të dënuari në Britaninë e Madhe përdorën një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave, të cilat kishin si pritëse finale motrën e tij, një 41 vjeçare që ishte e punësuar në drejtorinë e shërbimeve qeveritare.

Siç mëson Top Channel rasti i shtetasit Oltion Hasanit, një i dënuar në Angli, u sinjalizua për Prokurorinë nga krimit ekonomiko financiar, pas dyshimeve se brenda pak muajsh në llogarinë e saj u dhuruan nga të afërmit 180 mijë euro.

Dhurata e parë iu kalua motrës të të dënuarit nga ish kunati i cili sipas dosjes që TCH e disponon rezulton i vetpunësuar për transport mallrash.

Në datën dy prill ai i dhuroi të resë 40 mijë euro, duke arsyetuar kalim sipas deklaratës notariale, në një kohë që hetimi provoi që  nuk ekziston një deklaratë e tillë.

Një javë më vonë në llogarinë e gruas depozitohet dhurata e dytë prej 90 mijë euro nga tezja e saj  dhe një muaj më pas një person që e prezanton si mbesa i kaloi në bankë edhe 20 mijë euro .

Shumat e tjera sipas prokurorisë janë të depozituara cash nga 41 vjeçarja që i ka shpjeguar si kursime dhe të ardhura nga shitja e një automjeti.

Duke gjurmuar dhuratat monetare prokuroria kërkoi sekuestron preventive të  disa aseteve dhe automjeteve  që dyshohen se janë të krijuara nga paratë e drogës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA