“Një qytetar mori dëshminë e penalitetit”, drejtori i Burgjeve rrëfen rastin e veçantë: Në historik kishte veprën “vjedhje të pronës socialiste”

28/09/2024 20:10

Episodi i 12 i podkastit “Fol me Anila Hoxhën” në Top Albania Radio, projekt i qendrës “Fol” nën mbështetjen e zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në ambasadën Amerikane Tiranë, titullohet “Mundësia e dytë”.

Në intervistën e radhës ishte Klevis Qose, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Anila Hoxha: Gjendemi tani me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve z. Klevis Qose, me të cilën do të flasim për një sërë problematikash, sa i takon rehabilitimit, riintegrimit, problemeve sociale që hasim jo vetëm në momentin kur një shtetas përfundon në paraburgim “i dënuar” i formës së prerë por edhe kur ai bëhet gati që t’i lërë këto qeli të sistemit penitreciar dhe të kthehet në jetën normale përtej mureve të burgut. Përshëndetje z. Qose.

Klevis Qose:Faleminderit Anila. Faleminderit për ftesën.

Anila Hoxha: Pyetja e parë është cila është sfida më e madhe që  i pret të dënuarit kur përfundojnë heqjen e lirisë dhe vuajtjen e dënimit të shpallur nga gjykatat e ndryshme?

Klevis Qose:Kjo është një nga pikat më të rëndësishme pasi kanë lënë ambientet e burgut hasin në një vështirësi shumë të madhe sa i përket punësimit. Punësimi i cili është një veprimtari e domosdoshme .

Anila Hoxha: Cfarë do  me thënë “rehabilitim” në vetvete?

Klevis Qose:Për personat të cilët kanë kryer vepra  penale të “prodhimit dhe shitjes të lëndës narkotike”, për  target grupin të cilat kanë konsumuar elementë të veprës penale “dhunë në familje”, për target grupin të cilët kanë konsumuar një vepër penale “të vrasjes”  për target grupin të cilët janë të përfshirë në “trafikimin e lëndëve narkotike”.Pra,  për cdo target grup ka një program të vecantë për rehabilitimin.

Anila Hoxha: Të burgosur që kam intervistuar shumë pak thonë, që shfaqen të penduar dhe tregojnë. Pjesa më e madhe thonë që “jam kot në burg, prokuroria gaboi që ngriti akuzë , gjykata gaboi që më akuzoi”,  pala tjetër psh. “bashkëshortja që më denoncoi për dhunë gaboi që më denoncoi edhe kështu me radhë”.

Klevis Qose:E drejtë është kjo gjetje Anila. Në Republikën e Shqipërisë ne kemi rreth 5030 persona të dënuar dhe të paraburgosur, ku një numër të konsiderueshëm zënë personat e paraburgosur dhe numrin më të lartë e zënë personat e paraburgosur në sistemin penitreciar, përsa i përket personave të dënuar  një pjesë shumë e vogël, një target grup shumë i vogël janë ata që nuk  e pranojnë veprën penale. Pjesa më e madhe  e personave që kanë marrë një dënim  e pranojnë veprën penale pasi kanë përfituar gjykim të shkurtuar ,  duke pranuar veprën penale kanë përfituar nga benefitet e ligjit dhe nga proceset e rehabilitimit dhe të riintegrimit brenda mureve të institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale.

Anila Hoxha: Cili është paragjykimi më i madh që i pret të dënuarit atëherë kur ata përfundojnë vuajtjen e dënimit?

Klevis Qose:Momenti më i vështirë i kësaj kategorie të personave është momenti kur del vendimi përfundimtar,ku aty kanë përfunduar të gjitha fazat  e hetimit dhe të gjitha proceset e gjykimit, pra për një të dënuar ka dalë një vendim i formës së prerë. Aty është pjesa më e vështirë pasi ata marrin një drejtim, dinë kohën sesa do vuajnë në burg, kohën e mbetur si do ta ndajnë kohën, cilët procese do ti ushtrojnë për të ndjekur programet e rehabilitimit dhe riintegrimit, cilat janë proceset e edukimit që do ndjekin brenda institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale dhe cilat do të jenë proceset sportive, aktivitetet sportive  që do ndjekin brenda aktivitetit. Sa i përket përfundimit të dënimit ata përballen  me një një sfidë shumë të rëndësishme përsa i përket veprës  që ata mbartin edhe pasi kanë  kryer  dënimin e përcaktuar nga gjykata. Pasi,në shoqërinë tonë është një fenomen shumë i rëndësishëm i paragjykimit për këta persona të cilët kanë kryer nje vepër penale me dashje,pa dashje, me qëllim, pa qëllim.Kështu që,  kjo kategori personash kanë hasur vështirësi si në punësim, si në paragjykim,  si në socializim, në komunitetin e përditshëm.

Anila Hoxha: Sa është numri periodik vjetor i atyre shtetasve të cilët kthehen si përsëritës në burgje dhe kryesisht për çfarë krimesh?Për çfarë veprash penale?

Klevis Qose:Në fakt, nga një analizë e thelluar që është bërë për dy vitet e fundit për 2022 dhe 2023 kemi patur një numër të recidiovistëve diku tek 517 persona, të cilët kanë qenë përsëritës, për vepra me një mirazh të vogël dënimi, kryesisht për prodhim dhe shitje  të lëndëve narkotike.Këta janë persona  që kryesojnë si recidiovistë kryesisht janë moshat e reja të ardhur për të dytën apo të tretën herë që vuajnë një dënim apo janë nën hetim.

Anila Hoxha: Ju dëgjova me shumë vëmendje teksa  thoshit që raporti i paraburgosurve dhe të burgosurve është i tillë që është numri i të paraburgosurve është më i lartë se ai i dënuarve të formës së prerë. Përse kjo situatë?

Klevis Qose:Është një përqindje, në fakt më e lartë krahasimisht me vendet e tjera të Bashkimit Europian që numri i të paraburgosurve është më i lartë se i personave të dënuar. Kjo nuk vjen për shkak të politikave që ndjek Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve por kjo është një politikë  të cilën  e ndjek gjyqësori. Nuk mund të themi dicka konkrete për këtë. Pasi ndoshta është rritur edhe forca goditëse e kësaj veprimtarie në rang kombëtar.

Anila Hoxha: Pyetja tjetër, ka të bëj me një aspekt që mund të duket më shumë  social dhe është përtej mureve të burgjeve, por që lidhet drejtëpërdrejtë me veprimtarinë e institucionit penitreciar, me kërkesat e qytetarëve për dëshmi penaliteti. Cila është gjëja më interesante që iu ka bërë ju përshtypje?

Klevis Qose:Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka një sektor të posaçëm ku janë 8 specialistë dhe 1 shef  sektori, i cili përgjigjet drejtëpërdrejtë vetëm për këtë kategori personash të cilët bëjnë verifikimet në sistem dhe lëshojnë online  në e-Albania vërtetimet. Por,  ka një fluks diku tek 200 – 400 kërkesa në ditë sa i përket kërkesave për dëshmi penaliteti.

Anila Hoxha: Për cfarë duhen? Për t”u punësuar?  A i pengon shqiptarët kjo gjë?

Klevis Qose: E thamë edhe më lart kanë filluar edhe bizneset private para punësimit kërkojnë një dëshmi penaliteti për të parë, për të ditur cfarë të kaluar ka patur ky punonjës që po marrim ne. Ka shumë kërkesa të cilët përdoren për tu punësuar në sistemin  privat . Sistemi shtetëror, patjetër administrata shtetërore për punësime, ka detyrime  dëshminë e penalitetit .

Anila Hoxha: Pse burgjet kur lëshojnë dëshminë e penalitetit shkruajnë aty dhe për të kaluarën?  Nuk japin detaje, vetëm nëse shtetasi është i dënuar apo konsiderohet edhe një shtetas i cili ka qenë para shumë vitesh i dënuar.  Raportohet kjo gjë?

Klevis Qose: Shiko, Kodi Penal e ka parashikuar dhe parashkrimin dhe rehabilitimin. Në qoftë se kjo kategori personash është brenda këtyre kushteve të dispozitave të parashikuara aty quhet “i padënuar”. Sepse ligji është shumë konkret dhe shumë i saktë për të gjithë kategorinë e personave të cilët iu parashkruhet vepra penale ose  janë brenda kushteve të dispozitës të rehabilitimit ata quhen “të padënuar”. Por institucionet ligjzbatuese e kanë të përcaktuar në ligj që nuk mund të punësojnë një person që ka qenë i dënuar. Kurse sa i përket asaj që the diçka të veçantë “çfarë keni parë ju, me  këtë”.

Ne kemi arritur ta shikojmë si të veçantë të një shtetasi i cili ka marrë një dëshmi penaliteti edhe në historikun e tij ishte vepra penale “e vjedhjes së pronës socialiste”, e cila si vepër penale në fakt në Kodin tonë Penal nuk është. Ka qenë në Kodin Penal të vjetër.

Anila Hoxha: Nqs. do t’i klasifikonim, sa përqind e tyre janë për drogë ,sa përqind e tyre janë për grup kriminal, sa përqind e tyre janë për ngjarje të vogla “të krimit të rrugës” siç e quajmë ne, në përditshmërinë tonë?

Klevis Qose:Nuk është sekret të them që janë rreth  190 persona në sistemin penitreciar që janë të dënuar me burgim të përjetshëm. Këta persona është një target grup, i cili  janë gjithmonë në sistemin penitreciar pavarësisht  se ndërrohen punonjësit , ndërrohen të dënuarit e tjerë që kryejnë dënime më të vogla por ky target grup është gjithë kohës në sistemin penitreciar. Personat me përqindje më të lartë janë persona të cilat janë të dënuar “për prodhim dhe shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike” që zënë numrin më të lartë, “vjedhje” në numër tjetër.

Anila Hoxha: A e konsideroni ju celjen e burgut të hapur si një mundësi rehabilitimi dhe një qasje shumë tolerante ndaj kujtdo që ka kryer një vepër penale dhe jepet një mundësi për të vazhduar punën, për të ndjekur një shkollë të caktuar , një trajnim të caktuar e kështu me radhë ?

Klevis Qose:Hapja e burgut të hapur është një nga format më të mirat të procesit të rehabilitimit edhe është një plotësim i kërkesave të ligjit i cili është miratuar kohë më parë, por kjo kërkesë po plotësohet pikërisht sot.  Në burgun e  hapur do akomodohen të gjithë ata persona të cilët do të kenë një vendim gjykate , një vendim dënimi me “gjysëm liri”. Edhe e gjithë ajo kategori personash të cilët kanë për të vuajtur jo më pak se 6 muaj të mbetur nga dënimi.

Anila Hoxha: Z. Qose me reformën në drejtësi , një nga risitë e saj ishte edhe Kodi për të Miturit, që synon një drejtësi miqësore për të miturit, por nga ana tjetër të dhënat e Policisë së Shtetit tregojnë shifra shqetësuese përsa i përket implikimit të fëmijëve në krime të ndryshme, në ngjarje, duke nisur nga vjedhja, shpërndarja e drogës etj. Dhe gjykata dhe prokuroria thonë se nuk po aplikojnë këto masat e tjera të parashikuara nga Kodi për të Miturit për shkak  të mungesës së një institucioni për fëmijët që ajo dikur njihej si “shkolla e vagabondëve”. Kur do të hapet ky institucion i posaçëm për këta të mitur të cilët nuk duhet të shkojnë tek Institucioni i Kavajës, por është një institucion tjetër që ofron perspekivë tjetër për trajtimin e të miturve të përfshirë në këto ngjarje.

Klevis Qose:Janë 21 burgje , janë 21 institucione ku ekzekutohen vendimet penale me burgim dhe ndër ta, 1 institucion i ekzekutimeve I vendimeve  penale është Institucioni i Kavajës, ku ekzekutohen vendimet penale për të mitur.

Anila Hoxha: Kush është “kampioni”  që është kthyer dhjetëra herë sërish në burg ?

Klevis Qose:Kam në mendje disa emra në fakt,  por për arsye “publiciteti” negativ do t”a quaja, nuk do ta them një emër të tillë,  por duhet të kujtoj që është një person që duhet të ketë hyrë dhe  të ketë dalë diku tek 8-9 herë.

Anila Hoxha:Kjo është maksimalja?

Klevis Qose:Kjo është maksimalja që ka thyer rekord.

Anila Hoxha: Dhe për çfarë ngjarje?

Klevis Qose:Vjedhje, për lëndë narkotike, shantazh, kërcënime .

Anila Hoxha: Ky person është “eksperti” i qelisë?

Klevis Qose:Ky person aktualisht  është duke vuajtur dënimin në një nga institucionet tona. Por, përsa i përket pendesës dhe pendimit të gjërave më esenciale sa i përket jetës së tyre nuk kemi patur, sepse unë jam në kategorinë e Drejtorit të Përgjithshëm dhe nuk kam preferuar ndoshta të hyj në këto “ujëra” të kësaj kategorie personash.

Anila Hoxha: Ju falenderoj z. Qose. Ndoqëm Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve z. Klevis Qose dhe patjetër që besoj do n”a ngelet të gjithëve gjatë në mendje ajo fjalia që “liria nuk ka çmim”.

Klevis Qose:Liria vërtet nuk ka cmim. Por mua më kujtohet një thënie e Nelson Mandelës dhe unë thashë edhe pak më përpara përsa i përket procesit arsimor  në sistemin e burgjeve dhe Nelson Mandela mbasi doli nga burgu tha “arma më e fortë për të ndryshuar botën është arsimi”.

Anila Hoxha: Dhe e  keni vendosur në fakt në hyrje të paraburgimit të  313 , një tabelë të madhe ku thotë “në rast se doni të kuptoni një komb, ju duhet të shikoni sesi i trajton ata që kanë shkelur ligjin”. Kështu është ?

Klevis Qose:E vërtetë  është Anila.

Anila Hoxha: Faleminderit  shumë për praninë tuaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA