“U tejkaluan vijat e kuqe”, Salianji flet pas vendimi të Apelit: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

27/09/2024 10:07

Deputeti i PD-së Ervin Salianji foli mbrëmjen e djeshme “Top Story” në Top Channel, në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit të enjten.

Salianji bëri deklaratë të fortë duke thënë se iu ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut. Teksa u pyet nga moderatorja e emisionit Grida Duma “Pse nuk e bërë këtë?”, Salianji u përgjigj duke thënë se nëse ai tërhiqet, nuk ka çfarë mesazhi të japë tek qytetarët.

Ndër të tjera theksoi se i qëndron 100% denoncimeve të tij që ka bërë si deputet.

“Pavarësisht diferenca brenda opozitës, kam parë reagime nga kolegë, vlerësoj edhe ata deputetë që kanë shprehur solidaritet me këtë çështje. Nuk më ka ndryshuar aspak në formën e të qenit luftarak apo për të bërë opozitë të fortë, do ta bëj edhe nga burgu, do ta bëj me çfarëdo lloji, do ta bëj edhe kur të dal. Kjo është pjesë e një skeme, vazhdon pas kësaj.

I kanë tejkaluar vijat e kuqe, është hera e parë që dënohet dikush për ‘kallëzim të rremë’, sidomos një deputet dhe funksionar. Ndodh për herë të parë që të gjitha faktet të jenë kundër atyre çka kanë kallëzuar, ndërkohë të dënohem unë që kam bërë denoncimin tim në publik.

Trupa gjyqësore e sotme ka marrë vendim me shumicë. Unë kam kaluar 1000 filtra në këtë regjim dhe nuk kam asnjë lloj precedenti.

Avokatët e mi ditën e enjte kapën që vendimi i pezullimit për hetimit që ka nisur nga vëllai i Xhafës nuk ka qenë në dosjen gjyqësore. Vendimi nuk ka qenë nga palët në dosjet. Nuk ka proces. Është njësoj si të ngresh mure, pa tokë. Në çdo seancë avokati i tij ka qenë i pranishëm, ndërsa të enjten nuk u ul as në seancë, e dinte vendimin.

Unë vetë nuk kam përfituar gjë personalisht nga denoncimi. Ka një gjë këtu, si funksionon shteti ligjor? Unë s’kam njohje e as konflikt me Agron Xhafën, apo vëllain e tij.

Pas denoncimit tim ra në heshtje Xhafa dhe gjithë PS, pra nuk pati një reagim të menjëhershëm. Dosja ka katër personazhe.

Unë nuk kam pranuar që të bej amnisti, unë kam pasur oferta… nëse kjo nuk është e vërtetë… që të mos dilte kjo, kanë bërë oferta, që ofrojnë para, shpërblime.

Pse nuk e bëre? Çdo gjë që kam denoncuar që nga fillimi unë e mbroj 100%. Nëse shumë qytetarë që nuk janë në kushte si unë, nëse tërhiqem unë që kam frikë, çfarë mesazhi do jap unë? Kanë menduar se do heshtin të tjerët”, u shpreh Salianji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA