Prezantuesja britanike refuzon ankesat e fqinjit për banjot e diellit thuajse e zhveshur në kopsht (fotot)

27/09/2024 15:32

Një prezantuese televizive britanike ka fituar në debat me fqinjin e saj për lejen e një “dhome dielli” te xhamte që ka ndërtuar në oborrin e shtëpisë.

58 vjeçarja Celia Sawyer celebronte të drejtën që fitoi nga bashkia duke u zotuar: “Ata nuk do të më ndalojnë të bëj banjë dielli në bikini”.

Drejtuesja e një programi për mobilimin e shtëpisë tha se fqinji Neil Kennedy ishte vetëm xheloz për dhomën e diellit që kishte ndërtuar në fund të kopshtit dhe se “donte te hakmerrej”.

Celia – e njohur ndryshe si “zonja Bling” – tha se ishte prishur fillimisht me fqinjin Kennedy kur ai ndërtoi një ballkon ‘ilegalisht’ që kishte pamje nga kopshti saj, dhe rrjedhimisht ajo ishte në siklet kur dilte me rroba banje.

Pas ankesës së gruas në lidhje me ballkonin e fqinjit, debati mes të dyve fqinjëve vijoi dhe Kennedy u ankua në bashki për dhomën e diellit që ajo kishte ndërtua pa leje në kopsht.

Pasi fitoi të drejtën për të mbajtur strukturën e xhamtë, Celia tha për rrjetin MailOnline: “Kam punuar shumë për të pasur një shtëpi të tillë, dhe ai nuk do të më ndalojë të bëj banjë dielli. Jam e lumtur që bashkia bëri gjënë e duhur”.

Celia me bashkëshortin Nick kanë blerë shtëpinë me pamje nga porti Poole Harbour në jug të Anglisë, për 4 milionë paundë në 2007 ku kanë rritur fëmijët e tyre Jack, 22 vjeç e Lili, 25 vjeçe.

Ata nuk ishin ankuar kur fqinji i tyre llogaritar Kennedy shembi shtëpinë e tij 2 milionë paunde për të ndërtuar një të re moderne me tre kate.

Por më pas ata kuptuan se ai nuk po i përmbahej planeve fillestare dhe zgjeroi ndërtesën me ballkonin problematik.

“Ne nuk kemi më privatësi”, tha asokohe Celia.

“Ai thotë se është për mirëmbajtje por nëse rri aty mund të shikosh nga kopshti ynë, kjo nuk duhet lejuar”.

Celia dhe bashkëshorti janë gjithashtu të zemëruar për një pompë ajri që Kennedy ka vendosur në çati pa leje, dhe për dy dritare shtesë anësore, një prej të cilave shikon nga dhoma e gjumit e fqinjëve.

Kennedy bëri ndryshimet e kërkuara por debati mes fqinjëve vijoi deri në ndërtimin e “dhomës së diellit” nga Celia, që në janar u aprovua nga shteti.

Prezantuesja deklaron: “E ndërtova sepse nuk kishte nevojë për leje, nuk është një vend për të fjetur apo jetuar, është për të bërë banje dielli ose për t’u relaksuar. Kemi një bar të vogël aty dhe drita. Nganjëherë pres aty miq ose klientë, eshte shumë pranë ujit.”

“Bej banjë dielli në bikini aty dhe e shfrytëzoj sa mundem. Nganjëherë kur qëndroj shumë pij dhe një gotë verë”, tha gruaja për rrjetin Daily Mail.

FOTO GALERI
7/9
Dhoma e diellit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA