BE importon nga Kina tre herë më shumë sesa eksporton, “The Guardian”: Deficiti tregtar arriti në 36.5 mld euro në korrik 22/09 17:26
Moska kthen nëntë fëmijë të deportuar në Rusi tek të afërmit e tyre në Ukrainë me koordinim nga Katari.
Komisionerja për të Drejtat e Fëmijëve për Rusinë, Maria Lvova-Belova tha se grupi përfshinte tetë djem, të moshës 12 deri në 17 vjeç, dhe një vajzë 17-vjeçare.
Deri më sot, gjithsej 80 fëmijë nga 62 familje janë ribashkuar me të afërmit e tyre, si në Ukrainë ashtu edhe në vendet e palëve të treta.
Ukraina ka akuzuar Rusinë për deportimin e fëmijëve gjatë okupimit të një numri qytetesh në Ukrainë, si Donetsk, Kharkiv dhe Kherson.
Top Channel