Google sfidon Antropikën me IA ‘të Përballueshme’ për Sigurinë Kibernetike, Gemini 3.5 Flash Cyber së shpejti në dispozicion për partnerë të zgjedhur 25/07 08:52
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u nis për në SHBA mëngjesin e kësaj të enjte, për të marrë pjesë në një takim në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit të qeverisë së tij. Netanyahu kishte planifikuar të fluturonte të mërkurën dhe t’i drejtohej OKB-së të enjten, por e shtyu udhëtimin e tij për shkak të luftimeve të vazhdueshme midis Izraelit dhe Hezbollahut.
Netanyahu pritet të flasë në Asamblenë e Përgjithshme të premten për luftën në Gaza dhe sulmet e njëpasnjëshme në Liban, ku kanë humbur jetën qindra njerëz dhe janë plagosur mijëra të tjerë.
Top Channel