Një oficere policie në Texas ka mbetur e verbër pasi u qëllua në fytyrë nga një sulmues që vrau kolegun e saj oficer policie.
Oficerja e policisë së Dallas, Karissa David ka dalë nga spitali më 19 shtator, pas disa javë kujdesi të specializuar, thanë familjarët e saj.
David u plagos rëndë kur 30-vjecari Corey Cobb-Bey e qëlloi me armë në parkingun e shkollës For Oak Cliff më 29 gusht.
Oficerja David ishte thirrur në vendngjarjen kur Cobb-Bey qëlloi për vdekje oficerin Darron Burks në makinën e tij, sipas policisë së Dallas.
Oficeri Burks kishte kërkuar ndihmë në radio, por kur erdhën oficerët ata hasën menjëherë zjarrin e armës së Cobb-Bey, i cili zotëronte një pistoletë dhe dy pushkë ‘shotgun’ ne makinën e tij, shkruan rrjeti vendas The Posts.
Cobb-Bey u largua fillimisht nga vendngjarja por u vra nga policia në Lewisville, 40 km nga vendi ku nisi përplasja fillestare.
Zyrtarët nuk kanë bërë të ditura motivet e konfrontimit tragjik.
Kreu i policisë së Dallas, Eddie Garcia tha se Burks u “ekzekutua” në një sulm të qëllimshëm.
“Oficerët tanë duket se u sulmuan vetëm prej uniformës që mbanin. Mediat flasin prej 24 oresh për ‘një grackë’ por dua të jemi qartë se nuk është kështu, oficeri Burks u ekzekutua”, shkruan The Post.
Top Channel